Kronikë e zezë

Histori hakmarrjeje! 5 vrasjet që dyshohet se lidhen me atentatin e sotëm

Histori hakmarrjeje! 5 vrasjet që dyshohet se lidhen me atentatin e

“Ka ka pista për një hakmarrje mes personit që është dëmtuar dhe disa qytetarëve të tjerë, për ngjarje jashtë Tiranës”.

Kështu deklaroi drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, lidhur me ngjarjen që u shënua në orën 19:00 në zonën e ‘Vasil Shantos’, ku makina me të cilën po udhëtonte Preng Gjini shpërtheu. Bëhet fjalë për një atentat, ndërsa dyshimet e policisë thonë se bëhet fjalë për një hakmarrje.

Histori hakmarrjeje! 5 vrasjet që dyshohet se lidhen me atentatin e
Preng Gjini

I plagosuri është vëllai i Tonin Gjinit, të cilit iu bë atentat në gusht të 2019-s në sy të fëmijëve. Ndërkohë që sipas dyshimeve historia e përplasjes mes fiseve Gjini dhe Reçi ka nisur rreth 4 vite më parë.

Historitë e pesë vrasjeve që kanë tronditur vendin:

Rrëshen – 9 shtator 2016 (Sajmir Jaku)

Dy persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje drejtuesin e linjës së Tensionit të Lartë për veriun në OSHEE, Saimir Jakun, ndërkohë që një tjetër person mbeti i plagosur. Jaku është qëlluar me kallashnikov, teksa ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytetit të Rrëshenit bashkë me një shok të tij.

Itali- 28 Prill 2017 (Gasper Reçi)

Një shqiptar është ekzekutuar më 4 plumba në Romë. Gasper Reci, 43 vjeç, nga Rrësheni është ekzekutuar në 2017-tën banesën e tij në Via Simeri Crichi, në Tor Vergata. Nga hetimet në atë kohë nuk u arrit të identifikohej asnjë person si i dyshuar për atentatin, pasi në momentin që është vrarë shqiptari nuk ka pasur asnjë person në vendngjarje. Në momentin që është qëlluar, në banesën e Reçit ka qenë vetëm vajza e tij. Edhe pse ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, Gasper Reçi nuk ka mund të shpëtojë, pasi plagët e marra i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Hetuesit italianë bënë të ditur se Gasper Reci kishte disa precedent penal në të kaluarën për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Belgjikë- 6 Shtator 2017 ( Kreshnik Gjini)

Kreshnik Gjini, 31 vjeç, u ekzekutua në komunën Forest të Belgjikës. Ai u qëllua me dy plumba nga dy persona të maskuar dhe të panjohur. E gjithë ngjarja ndodhi para syve të koleges së tij të punës, Liliane. Kreshnik Gjini punonte kamerier në një lokal në Saint-Denis. Pasi mbylli llogaritë e xhiros ditore, kyçi biznesin dhe u largua me kolegen e tij. Këtë të fundit do ta shoqëronte me makinë në shtëpi, pasi nuk kishte mundur të arrinte tramvajin e fundit mbrëmjen e së martës.

Të dy shkuan drejt parkingut ku shqiptari kishte makinën. Sapo 31-vjeçari u fut në automjet, aty u shfaqën dy persona të maskuar. Ata e qëlluan me dy plumba, duke e lënë të vdekur në vend. Dyshohet se vrasja e Gaspër Reçit të jetë bërë si hakmarrje për vrasjen e Saimir Jakut, ndërsa vrasja e Kreshnik Gjinit të jetë bërë në hakmarrje të vrasjes së Gaspër Reçit.

Vrasja e Armando Gjinit, gusht 2019

Armando Gjini, i cili u ekzekutua në Gusht të 2019-ës, me armë zjarri në qendër të Rrëshenit, njihej si pjesë e bandës së Met Kananit, i njohur nga mediat turke si “Eskobari shqiptar”, për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike. Pikërisht pas vrasjes së tij dyshohet të ketë qenë Kastriot Reçi, i cili u ekzekutua gjatë ditës në muajin Gusht.

Vrasja e Kastriot Reçit, janar 2020

47-vjeçari u ekzekutua pranë lokalit të tij në qendër të Rrëshenit, teksa ishte duke ecur me këmbë. Sipas dëshmitarëve në drejtim të Reçit është qëlluar me snajper, duke e bërë atë viktimën e dytë brenda familjes. Reçi ishte pronar i një televizioni lokal në Mirditë, si dhe dyshohet se ka pasur influencë mbi disa biznese të tjera në zonë.