Aktualitet

Asosacioni i Gazetarëve: Mos intimidoni gazetarët në terren. Ata nuk kanë pse të jenë palë me ju. Janë aty për të dokumentuar ngjarjen

Asosacioni i Gazetarëve: Mos intimidoni gazetarët në terren. Ata

Gjatë protestave pesëditore kundër projektit të investimit në Zvërnec, janë dëgjuar vazhdimisht thirrje për bojkot të mediave. Ndërkohë, gazetarët që kanë raportuar nga terreni kanë denoncuar raste të tentativave për t’i penguar apo intimiduar gjatë ushtrimit të detyrës.

Për këtë situatë ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, duke kujtuar se e drejta për të protestuar është një element thelbësor i një shoqërie demokratike. Sipas AGSH-së, gazetarët nuk janë pjesë e palëve në protestë, por kanë misionin të dokumentojnë ngjarjet, të informojnë publikun dhe të përcjellin zërin e protestuesve tek një audiencë sa më e gjerë.

Në reagimin e saj, organizata thekson se sulmet, kërcënimet apo pengesat ndaj gazetarëve nuk i shërbejnë asnjë kauze dhe cenojnë të drejtën e qytetarëve për t’u informuar. AGSH u bën thirrje protestuesve dhe të gjithë qytetarëve të respektojnë punën e reporterëve në terren, pavarësisht mendimeve që mund të kenë për mediat apo mënyrën se si ato kanë pasqyruar zhvillime të ndryshme.