Kriza humanitare që po rrezikohet në kufi: Qytetarët po zihen me njëri tjetrin, një tualet çdo 500 metër

Stresi, mungesa e ushqimit, ujit, temperaturat e larta përveç 4 netëve të kaluara në makinë, pas kaosit të krijuar në kufirin grek kanë çuar në sherre banale mes qytetarëve. Disa tentojnë të kalojnë pa radhë, disa nuk durojnë të presin për arsye nga më të ndryshmet dhe me të drejtë, e të tjerë të stresuar që gjejnë një shkak për tu konfliktuar me të tjerët. Situata e paprecedentë në kufirin grek po rrezikon një krizë humanitare.
Fluksi i madh ka ndodhur për arsye të vendimeve greke, që nga data 17 gusht, kërkohet karantina 7 ditë me detyrim, po ashtu testi me rezultatin negativ të koronavirusit që duhet të jetë kryer për 72 orë.
Mësohet se në çdo 500 metër janë instaluar tualete nga autoritetet shqiptare, por janë 55 mijë shqiptarë të cilët kanë nevojë të kryejnë nevojat personale. Në kohë pandemie e në mungesë të kushteve të higjienës kjo mund të çojë në një situatë dramatike.
Deri më tani stuata vijon njënjë. Pala shqiptare po punon me 5 sportele, ndërsa ato greke me vetëm 3, përpos faktit që kufiri mbyllet në oren 10 të darkës.