Video/ Shqiptarët që presin me durim, dy rrëfimet gjatë natës të dy emigrantëve që presim në radhë
Të lodhur, por pa akuzuar kënd, pa bërtitur, siç të shkon në mendje, të paktën dy prej shqiptarëve që flasin për gazetarin e “Euronews Albania”, Renaldo Salianji, të prekin me durimin dhe fjalët pa tone apo nerva, që edhe po të qenë normale do ishin.
Gazetari Renaldo Salianji: Sa kohë keni që prisni?
Qytetari 1: Vajtën 48 orë, nga dje në mëngjes. Fjetëm mbrëmë në darkë, po flemë sot në darkë, të shikojmë do ikim nesër apo jo. Siç po e shikoni vetë këtu në makinë, po flemë gjumë dhe nuk e dimë se çfarë do të bëhet.
Gazetari: Keni kërkuar informacion nga pala shqiptare në doganë? Çfarë iu kanë thënë?
Qytetari 1: Thanë do rregullohet. Tani presim. Çfarë të them unë?
Qytetari 2: Kam që dje në orën 15:00 që ndodhem këtu për të kaluar për Greqi. Kemi lënë punën, i kemi lënë të tëra atje. Këtu nuk thonë asgjë se çfarë bëhet. Po rrimë këtu për 2 ditë rresht. Dhe nesër nuk e di a do kalojmë.
Gazetari: Pala shqiptare në doganë çfarë ju ka thënë?
Qytetari 2: Po kalojnë këta 10 nga 10. Kujt t’i besosh? Nuk ke kujt t’i besosh asnjërit!
Radhët kilometrike me palën greke janë fenomen në pikat kufitare gjatë muajit gusht, po në kushtet e pandemisë marrin tjetër peshë e ngjyrë. Aq më tepër që në Greqi, Shqipëria nuk ka as ambasadore dhe pothuaj një pjesë e mirë e stafit të Ambasadës u shkarkuan pak javë më parë, nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Ky i fundit ditën e djeshme ishte me telefon të fikur.
Pala greke njoftoi dje se do rihapej në orën 6 të mëngjesit të ditës së shtunë, por nuk ka njoftuar nëse do të kishte personal shtesë apo lehtësira me kalimin. Të premten ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, mbërriti ne Kakavijë dhe dërgoi edhe disa ushqime bazike, ujë, ekipe mjekësore dhe tualete të lëvizshme.
Lexo më shumë: