Nisi sot testimi i shpejtë në Shqipëri, si kryhet dhe kur. Nuk ka vendim për kufizime të tjera për festat. Hungaria kërkon ‘pasaportë imuniteti’

Lajmet kryesore të ditës, të përmbledhura:
Nis sot testimi i shpejtë në vend, si kryhet dhe si do ndikojë në kurbën e Covid

Nga dita e sotme fillon kryerja e testimeve të shpejta. Përveç testit klasik me metodën PCR, epidemiologët në terren do të kryejnë edhe testet e shpejta. Aktualisht janë në dispozicion 100 mijë teste të shpejta, ndërsa së shpejti pritet të hapen disa pika dhe në qytete të tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes.(Lexo këtu)

Gjatë testit të shpejtë, merret një masë nga sekrecionet e hundës përmes një tamponi, që më pas vendoset tek testi, ku hidhen tre pika të një substance dhe përgjigjja del për 15-19 minuta.(Lexo këtu)
Ndërkohë epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti tha se: “Testi i shpejtë mund të sjellë ulje të rasteve”. (Lexo këtu)
Nuk ka ende vendim për kufizime të reja në festat e fundvitit

Komiteti Teknik i Ekspertëve ende nuk ka dalë me një vendim për festat e fundvitit, nëse do të jenë në fuqi vetëm masat aktuale apo nëse do të ketë kufizime të tjera. Por sot në intervistë për Klan, zv ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli u bëri apel qytetarëve që gjatë festave të tregohen të ndërgjegjshëm që të shmangin grumbullimet, duke qëndruar vetëm më familjarët. duke u sjellë sipas rekomandimeve: Me maska dhe duke u kujdesur për higjienën personale! (Lexo këtu)
Hapet Kapshtica, por vetëm për hyrjen në Shqipëri

Nga dita e sotme dhe në vijim, hapet pika kufitare në Kapshticë, por vetëm për hyrjen në territorin shqiptar. Do të lejohen këmbësorët dhe kamionët e mallrave. Ndërsa nuk do të lejohen autobusët, taksitë, apo mjete të tjera të transportit të pasagjerëve. (Lexo këtu)
Brexit/ Boris Johnson mund të heq dorë nga negociatat me BE

Kryeministri britanik Boris Johnson është gati të heqë dorë nga negociatat me BE-në për Brexit, nëse nuk BE nuk tërhiqet nga kërkesat. Kryeministri Johnson i cili njoftoi se marrëveshja e Brexit është gati, shtoi se do të vlerësojë tashmë nëse marrëveshja tregtare mund të shpëtohet. Ai do të takojë për herë të dytë presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen këtë mbrëmje. Negociatorët nga dy palët kaluan të dielën të mbyllur duke biseduar hollësisht për marrëveshjen. (Lexo këtu)
Hungaria, shteti i parë që kërkon ‘pasaportë imuniteti’ ndaj Covid

Hungaria është shteti që e ka vërtetuar armiqësinë ndaj emigrantëve, duke u konsideruar edhe si vendi jo dhe aq miqësor për turistët e huaj. Ndërsa në situatë pandemie si tani, Hungaria ka mbyllur dyert pothuaj për të gjithë, edhe për fqinjët europianë: Por përveç atyre që kanë kaluar koronavirusin! Policia e shteti hungarez ku turistët mund të hyjnë nëse vërtetojnë se e kaluar koronavirusin, të paktën në gjashtë muajt e fundit, hyri në fuqi që nga fillimi i shtatorit. E vetmja gjë që u kërkohet në situatën e virusit është testi që tregon pozitiv dhe testi tjetër i negativizimit, ose testi që dëshmon se e ke kaluar virusin në 6 muajt e fundit. (Lexo këtu)
6 ushqimet që nuk duhet t'i hash kur je i infektuar me Covid

Ndërsa pjesa më e madhe e të prekurve me Covid, po e trajtojnë sëmundjen në shtëpi përmes medikamenteve dhe ushqimeve. Dietologia Arlinda Garuci sqaron se një nga ushqimet që duhet të hiqet dorë gjatë kësaj periudhe, dhe jo vetëm, janë sheqernat: “Produkte të cilat janë armiq të imunitetit tonë është sheqeri, kështu që duhet të mos abuzojmë me masat te karbohidratet të limitojmë sa më shumë ëmbëlsirat, pijet që përmbajnë sheqer, pijet e gatshme dhe produktet e furrës që gjithashtu përmbajnë vaj palme të blera, të konvencionuara, gjalpë. Janë të gjitha produkte të cilat nuk na bëjnë mirë dhe sigurisht ulin dhe imunitetin”. (Lexo këtu)