Showbiz

Gjithë sekretet e ‘Notting Hill’ në 20-vjetorin e krijimit të tij

Gjithë sekretet e ‘Notting Hill’ në 20-vjetorin e krijimit

Historia e dashurisë së William, shitësit të turpshëm të librarisë, nga Anglia dhe yllit të Hollivudit, Anna Scott bëri për vete miliona njerëz. “Notting Hill” është nominuar 3 herë në Golden Globes, por ky nuk është sekret. Sekretet e vërteta të filmit i gjeni më poshtë në këtë 20-vjetor.

Regjia e filmit fillimisht iu propozua Mike Newell të “Katër dasma dhe një funeral”, ai refuzoi në favor të Roger Michell.

Richard Curtis filloi ta konceptonte ngjrjen gjatë netëve të tij pa gjumë në lagjen Notting Hill.

Julia Roberts ishte e Pra dhe e vetmja e provuar për këtë rol dhe regjisori mezi e besoi që ajo pranoi ta luante.

Richard Curtis e projektoi personazhin Anna Scott si një hibrid mes Grace Kelly dhe Audrey Hepburn.

Gota e Hugh Grant në fillim të filmit, që gjoja është kafe, në të vërtetë është Coca Cola.

Pak kohë pasi u bë e famshme, Adele bleu apartamentin ngjitur me librarinë e famshme.

Në skenën e ditëlindjes, Anna Scott thotë që do paguhet 15 milionë dollarë për filmin e ri, ndërkohë që kjo është shifra me të cilën është paguar në Notting Hill.

Anna nuk i thërret kurrë në emër William-it, as në bisedat për të e saj kur bisedon drejtpërdrejt.

Stoli i famshëm i filmit sot gjendet në Australi, pasi një banor e bleu për t`ia dhuruar vendit të tij.

Kur skenaristi e pa filmin, kuptoi se ishte shumë i ngjashëm me të mëparshmin “Katër martesa dhe një funeral”.

Filmi ka pasur 210 minuta të xhiruara të cilat u prenë për të lënë vetëm 90 minuta. Një nga skenat e hequra është ajo me gazetarin që pyet një mik të përbashkët të Anna dhe Ëilliam për ndonjë thashethem për ta, por shoku flet për veten.

Ekziston një fund alternativ që zhvillohet në restorantin Tony-t. Bernie e pyet William-in se si është jeta në "korsinë e shpejtë", ky i fundit u përgjigj: "është pak e komplikuar, por ia vlen".

Bollywood e ka ribërërë filmin në vitin 2006, në versionin “Quando torna l`amore”.

Buxheti i filmit ishte 42 milionë dollarë, kurse fitimet 363 milionë dollarë.

*Ky post u përshtat nga Vanity Fair dhe u realizua nga Fabjola Hije