Aktualitet

Spiropali i përgjigjet Ramës: Do ta kemi marrëveshjen e re për Shqipërinë, PS duhet të vetëpastrohet

Elisa Spiropali i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili u kërkoi “shpirtrave të humbur të familjes që duan Shqipëri të re” të paraqesin draftin e tyre për ndryshim.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spiropali shprehet e bindur se “marrëveshja e re për Shqipërinë” do të realizohet, ndërsa thekson se Partia Socialiste duhet të reflektojë, të mbledhë mendjen dhe të kalojë në një proces vetëpastrimi.

Spiropali:

Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.🇦🇱

Shqipërinë që duam të ndërtojmë, duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane.

Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetëpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe.

Ta bëjmë Marëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin.