Opinion

Po presidenti?

Protestuesit dhe rrjeti po pyesin edhe për presidentin Bajram Begaj.

Në 3 javë protesta, që biem të gjithë dakord që nuk janë parë kurrë që prej vitit 1991, kur shembej një sistem i tërë, ku e gjithë bota ka folur. Mediat e huaja. Madje edhe turistët e huaj janë ngacmuar nga vala e flamingove dhe kanë shkuar në protesta, kanë thënë diçka në rrjetet e tyre sociale etj.

Presidenti Bajram Begaj nuk është parë gjëkundi. Nuk ka asnjë qëndrim deri më tani nga Presidenca.

Roli i presidentit është rrudhur ndjeshëm me ndryshimet kushtetuese të marrëveshjes së famshme Rama-Berisha, por sidoqoftë detyra e kreut të shtetit e ka vlerën e një figure bashkuese.