Lajme nga Bota

A do të vdes? Nusja që përjetoi tmerrin nga shpërthimi në Bejrut përshkruan videon që u bë virale

A do të vdes? Nusja që përjetoi tmerrin nga shpërthimi

Videoja e Israa Seblani e cila po bënte klipin e dasmës në kohën që ndodhën shpërthimet në Bejrut, pushtoi rrjetin.

Dita më e rëndësishme e Israa-s u kthye në një tragjedi dhe në një tmerr për të gjithë Libanin. Një ditë pas katastrofës, që i mori jetën mbi 130 personave dhe plagosi 5000 të tjerë, ajo tregon se çfarë mendoi në ato momente.

A do të vdes? Nusja që përjetoi tmerrin nga shpërthimi

“Kisha 2 javë që përgatitesha për dasmën time. Isha shumë e lumtur si të gjitha vajzat. Do të martohesha. Prindërit do të gëzoheshin të më shikonin të veshur me të bardha. Do të dukem si një princeshë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj se çfarë ndodhi këtu gjatë atij shpërthimi. Ndihem kaq e trishtuar. Isha e shokuar, po pyesja veten se çfarë ndodhi. Do të vdes? Si do të vdes?”, thotë Israa Seblani  për “Sky News”.


Lexo më shumë: