Lajme nga Bota

Video/ Kjo është katastrofë kombëtare: Momenti kur guvernatori i Bejrutit shpërthen në lot

Video/ Kjo është katastrofë kombëtare: Momenti kur

Ishin pak minuta pas dy shpërthimeve të frikshme në Bjerut dje pasdite, kur guvernatori  Marwan Abboud doli me shpejtësi në terren dhe po fliste me gazetarët. Në atë moment ishin raportuar 10 viktima dhe të plagosur, por përmasat e shpërthimit tregonin se fatkeqësisht numri i viktimave do ishte më i madh. Teksa fliste guvernatori shperthen në lot dhe thotë se kjo është një katastrofë kombëtare. Ai doli me ekipin emergjent të cilëve u bëri thirrje të shpëtonin sa më shumë njerëz.

Guvernatori u emocionua teksa shihte tymin që dilte nga depot e portit të shkatërruar, e rreth e qark shtëpi e godina të rrënuara me një dëm që kap vlerën e 5 miliardë dollarëve. Shpërthimin ai e krahasoi me sulmin bërthamor Hiroshima gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Deri më tani dyshohet se shpërthimi ka ndodhur pas një zjarri që ka rënë në një depo me fishekzjarr dhe më pas zjarri është përhapur në depon me lëndë të rrezikshme, nitrat amoniumi. Megjithatë ka hipoteza se shpërthimi ka qenë i qëllimshëm. Disa zyrtarë në Bejrut kanë akuzuar Izraelin si shkaktar për shkak të konflikteve të vazhdueshme mes dy vendeve.Edhe presidenti Trump tha se ai lloj shpërthimi është shkaktuar nga një sulm me armë të një lloji që nuk dihet. 

Zyrtarisht ende nuk dihet çfarë e shkaktoi shpërthimin. Bilanci deri më tani është më shumë se 100 viktima, 4000 të plagosur dhe të tjerë që ndodhen në rrënoja.