Lajme nga Bota

Videot tregojnë prindërit që shtrëngojnë fëmijët në momentin e shpërthimit të dytë në Bejrut dhe luten

Videot tregojnë prindërit që shtrëngojnë

Pamje rrënqethëse me viktima, të lënduar, ndërtesa të shkatërruara vijnë nga pranë portit në Bejrut, kryeqytetit të Libanit ku dy shpërthime në depot me fishekzjarre dhe lëndë të rrezikshme si nitrat amoniumi shkaktuan 100 viktima, 4000 të plagosur dhe të tjerë që po kërkohen në rrënoja.

Videot e publikuara në Metro tregojnë momentin e shpërthimit dhe prindërit që përqafojnë e shtrëngojnë fëmijët e tyre mes frikës duke u lutur në Zot. Shihen një burrë dhe një grua që mbrojnë fëmijet e tyre, djalin dhe vajzën mes tmerrit të shpërthimit dhe teksa xhamat e dritareve të shtëpisë thyhen.

Fatkeqësisht numri i viktimave pritet të rritet, ndërsa punonjësit e emergjencës vijojnë të nxjerrin të plagosur nga rrënojat.

Shpërthimi që tashmë krahasohet me Hiroshimën lëkundi ndërtesat që ndodheshin me kilometra larg. Dëmi i shkaktuar llogaritet në 5 miliardë dollarë. Më shumë se 300 njerëz kanë mbetur pa shtëpi pasi janë shkatërruar. Arsyet e shpërthimit mbeten të paqarta. Nga Bejruti janë hedhur akuzat duke bërë shkaktar autoritetet izraelite. Dy vendet janë në konflikt prej vitesh. Libani nuk e njeh Izraelin si shtet.