Kinezët krijojnë ‘kopjen’ e Santorinit, ja si duket
E Mërkurë 10 Prill 2024, 21:06
TiranaPost
Ky nuk është Santorini, por një resort në Kinë që quhet ‘Toka e ëndrrave’.
Kinezët që nuk kanë mundësi të vizitojnë Santorinin në Greqi, mund të vizitojnë resortin në Dali, në Kinën Jugperëndimore që i ngjan ishullit kozmopolit grek.
Resorti është ndërtuar në anën e malit Cangshan, i cili ka pamje nga një liqen dhe përbëhet nga bujtina turistike, hotele, biznese kulturore, apartamente pushimi dhe rrugë të vogla dredha-dredha të mbjella me lule.
Resorti mbulon një sipërfaqe prej 3700 hektarësh, dhe ka patur një një investim total prej 8 miliardë juanë.
@travelnotes328 This is Santorini in Dali,China. Romance with your beloved #scenery #travel #china #tiktok #nature #fyp #beauty ♬ 原聲 - Ellin