Politikë

Rama me deputetët e vjetër e të rinj: Ata që s’do jenë në Kuvend, do jenë në parti. Ata që do jenë në Kuvend, s’do jenë në qeveri

Rama me deputetët e vjetër e të rinj: Ata që s’do

Edi Rama vijon të luajë me fjalët, por po thotë vazhdimisht një mesazh. Nisur nga ky paragraf, sot gjatë nje takimi me deputët e mandatit dy dhe ata të mandatit tre, ka vend për zbërthim ose të paktën interpretim, paragrafi eshtë si më poshtë:

“Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme dhe ju natyrisht do të vijoni punën deri në minutën e kalimit të detyrës pa lënë asnjë ditë të shkojë kot. Fatmirësisht, kemi skuadër kampione ku ka shumë zgjedhje për çdo rol dhe kampionati 4-vjeçar që ka nisur të nesërmen e zgjedhjeve të fundit kërkon jo vetëm një formacion të mirë qeverisës, një kryesi të mirë të grupit parlamentar dhe një kryesi efektive të partisë, por edhe një stol rezervash të gjatë për të pasur në vijimësi mundësi energjizimi të situatës.”

A po thotë Edi Rama se ne qeveri do ketë më shumë ministra që nuk vijnë nga mandati i deputetit?

Po për ata të vjetrit që nuk janë më as deputet në këtë mandat sepse kështu vendosi kryetari, çfarë punësh në parti do të bëjnë? A janë të gjithë dakord me këtë? Deri më tani nuk ka patur komente nga asnjë brenda PS.

Edi Rama po jep mesazhin se PS eshtë një parti solide ku “kampionët” shpesh duhet të hapin rrugën ose të ndryshojnë rolin.

Tiranapost.al