Rajoni

A po përpiqet Edi Rama ta qetësojë raportin me Albin Kurtin?! Nuk është shumë e qartë

A po përpiqet Edi Rama ta qetësojë raportin me Albin Kurtin?! Nuk

Sot Edi Rama iu tha deputetëve duke folur që të degjojë publiku dhe ai kosovar, se nuk është e fshehtë që punët me Kosovën nuk po shkojnë vaj, edhe për çështjen e Ballkanit të hapur.

“Një përqasje të re duhet të kemi dhe në bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës, për të folur, për të mirën e dy vendeve tona dhe t’i ftojmë më shumë se kurrë më parë në korridoret e Kuvendit tonë. Nuk është e fshehtë që punët me qeverinë në Kosovë nuk po shkojnë vaj dhe mosmarrëveshja për Ballkanin e Hapur po merr më shumë vëmendje sesa duhet. Ne do të vazhdojmë me marrëdhëniet vëllazërore për të gjitha ato që na bashkojnë dhe që na lidhin së bashku.Ballkani i Hapur është një zgjedhje e qartë, e drejtë dhe kuptimplotë për të ardhmen e vendit dhe rajonit. Sa më shumë të ndërveprojmë, a më shumë të përfitojmë në një hapsirë të madhe në të gjitha nivelet aq më shumë do të forcohemi. Do të punojmë shumë fort dhe në çdo sektor për t’ju dhënë mundësi të gjithë aktorëve të ekonomisë sonë që të kenë hapsira shumë të mëdha dhe jam i bindur që do kemi rezultate që do flasin se pse ‘Ballkani i Hapur’ na bën më të forte edhe në perspektivën tonë europiane.”

Ndërkaq kryebashkiaku Veliaj ndodhet në Prishtinë ku ka zhvilluar takime me Albin Kurtin të parin dhe të gjithë të tjerët me radhë.

Zyra për shtyp është kujdesur që të mbajë të mbuluar kërë vizitë, e cila të bën të mendosh se një nevojë për qetësim ujërash dhe shtim të vajit mes dy vendeve ka nevojë.

Raportet e Shqipërisë me Kosovën duhet të jenë të paktën më të mira sesa me Serbinë, Malin e Zi, apo Maqedoninë e Veriut.

Besimi është përgjigjja në çdo rast. Mbetet për t’u parë. Albin Kurti u kritikua për “futje hundësh” në zgjedhjet e prillit në Shqipëri.

Ndërsa edhe Edi Rama barazoi duke u gjendur në nje lum sulmesh për ftesën e Bregoviç, dhe për “Open Balkan.”

Në të gjitha rastet një politikë e shëndetshme për dy vendet tona do të ishte që liderët të vendosin një raport të ndershëm dhe jo rivaliteti mes tyre. Secili ka kryeministrinë e vet.

Tiranapost.al