Showbiz

Dua Lipa mohon se ka pushuar agjentin e saj për qëndrimet pro-Izraelit

Dua Lipa mohon se ka pushuar agjentin e saj për qëndrimet pro-Izraelit

Këngëtarja Dua Lipa ka mohuar lajmet se ajo ka pushuar nga puna një prej agjentëve të saj për shkak të qëndrimeve pro-Izraelit.
Media britanike Daily Mail shkruante se Lipa ishte ndarë nga agjenti David Levy, pasi ai kishte firmosur një letër ku kërkohej që grupi irlandez Kneecap të mos merrte pjesë në festivalin Glastonbury për shkak të qëndrimeve të tyre pro-Palestinës.

Por këngëtarja dhe agjencia e saj WME e quajtën lajmin “plotësisht të rremë”, duke sqaruar se Lipa nuk punon me Levy që prej vitit 2019.

Në një reagim në Instagram, Dua Lipa tha se nuk mbështet përpjekjet e Levy për të heshtur grupin Kneecap, por shtoi se historia e Daily Mail ishte “qëllimisht provokuese dhe e bërë për klikime”.

“Dua është gjithmonë qëndrimit ‘Free Palestine’, por shfrytëzimi i një tragjedie për të shitur gazeta është diçka që më shqetëson shumë”, shkroi ajo.