Harry Styles dhe Zoë Kravitz zyrtarizojnë romancën me stil
Saturday 6 September 2025, 14:56
TiranaPost

Thashethemet për një lidhje mes Harry Styles dhe Zoë Kravitz kanë qarkulluar prej javësh, por tani duket se janë bërë realitet. Dyshja u fotografua fillimisht në Romë, por konfirmimi erdhi në Nju Jork, ku u panë duke ecur dorë për dore dhe më pas të përqafuar gjatë një shëtitjeje.

Fotot e fundit tregojnë se ata jo vetëm që janë bashkë, por edhe po kthehen në një nga çiftet më me stil të Hollivudit. Zoë u shfaq me një look tërësisht të zi - bluzë të shkurtër, xhinse të ngushta dhe balerina elegante, ndërsa Harry zgjodhi një stil casual me xhinse, bluzë me mëngë të gjata dhe pulovër të hedhur mbi supe.
Pavarësisht famës së tyre, duket se dyshja preferon veshje të thjeshta dhe të rehatshme, duke u përpjekur të përzihen mes turmës së Nju Jorkut.