Kriza në familjen Beckham: Brooklyn foli dhe s`tha asgjë

Brooklyn Beckham ka theksuar se nuk e prek më ajo që thuhet për shkëputjen e tij nga familja.
26-vjeçari, djali i madh i David dhe Victoria Beckham prej kohësh përflitet për marrëdhëniet e tensionuara me familjen, veçanërisht pas martesës së tij me aktoren amerikane Nicola Peltz.
Herën e fundit që u panë të gjithë së bashku ishte Krishtlindja e vitit të kaluar, ndërsa që prej asaj kohe duket se nuk ka pasur takime të tjera. Javën e shkuar ai mungoi edhe në ditëlindjen e 23-të të vëllait, Romeo.
Në një intervistë për Daily Mail, Brooklyn u pyet se si i përballon të gjitha këto thashetheme rreth familjes dhe jetës private.
“Gjithmonë do të ketë njerëz që flasin keq, por unë kam pranë një grua që më mbështet shumë. Ne thjesht përqendrohemi te puna jonë dhe jemi të lumtur,” u shpreh ai.
Ai shtoi se nuk merakoset kurrë për atë që thuhet apo shkruhet për të:
“Njerëzit gjithmonë do të thonë gjëra pa kuptim. Unë përpiqem të fokusohem te gjërat që më japin kënaqësi, si për shembull loja e golfit me miqtë. Është diçka që më argëton shumë", tha Brooklyn që foli dhe s`tha asgjë.