Kush është José Hernandez, i dashuri i ri i Chiara Ferragni?

Blogerja Chiara Ferragni është fotografuar nga revista Chi në Milano në shoqërinë e kolumbianit José Hernandez, të cilin e ka njohur gjatë pushimeve të Krishtlindjes në Amerikën e Jugut.
Pasi ka mbyllur historinë e dashurisë me Giovanni Tronchetti Provera, duket se Chiara Ferragni ka gjetur një dashuri të re.
Lajmi është bërë publik nga revista Chi, e cila publikoi në Instagram edhe kopertinën ku sipërmarrësja shfaqet përkrah atij që konsiderohet partneri i saj i ri: sipërmarrësi kolumbian José Hernandez.
Sipas të përjavshmes, të dy janë njohur gjatë udhëtimit që Ferragni bëri në Amerikën e Jugut gjatë festave të fundit të Krishtlindjes, ku ishte shoqëruar nga motra e saj Valentina Ferragni dhe një grup miqsh. Takimi mes tyre ka ndodhur në qytetin e Cartagena, dhe pikërisht aty ka nisur edhe lidhja.
Ndërkohë, ish-bashkëshorti i saj Fedez vazhdon të mos reagojë ndaj thashethemeve që flasin për një shtatzëni të partneres së tij aktuale, Giulia Honegger.
Reperi ndërkohë po shijon suksesin e këngës Male necessario, të prezantuar në Sanremo Music Festival në duet me Marco Masini. Nga ana tjetër, duket se edhe Ferragni ka kthyer faqen duke nisur një histori të re.
Për José Hernandez dihet pak: ai punon për një kompani shumëkombëshe që merret me prodhimin e gomave dhe ka studiuar e jeton në Itali. Revista Chi i ka fotografuar të dy gjatë një shëtitjeje në Milano, të shoqëruar edhe nga qeni i Ferragni-t, Paloma. Më vonë, Hernandez është parë edhe gjatë një takimi me nënën e sipërmarrëses, Marina Di Guardo.
Pas përfundimit të martesës me Fedez, me të cilin ka dy fëmijë, Leone Lucia Ferragni dhe Vittoria Lucia Ferragni, Chiara Ferragni pati një lidhje me sipërmarrësin Giovanni Tronchetti Provera, por kjo marrëdhënie përfundoi në muajt e fundit të vitit 2025.