Video/ Na 'habise' Edi Rama, por s'paska qenë e vërtetë
Wednesday 21 November 2018, 15:44
TiranaPost
“Unë jam kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave”, një fjali e nxjerrë nga konteksti i një fraze tipike të Ramës, ka bërë xhiron e rrjetit dhe portaleve. Tiranapost.al ka dëgjuar videon dhe përkthimi i fjalisë është kështu: "Unë jam kryeministri më i mirë ndër artistët dhe artisti më i mirë ndër kryeministrat."
Një shprehje afër natyrës se retorikës së Edi Ramës. Një lojë fjalësh ku me mbiemrin 'artist' ka kohë që luan.
E rëndësishme është që kryeministri nuk e ka thënë vërtetë se askujt s’do i pëlqente një kryeministër në delir./ Copyright Tiranapost.al
https://www.youtube.com/watch?v=DbtmBFCuJIE