Aktualitet

Der Spiegel: Pjesëmarrja në ditën e 35-të të protestave në Shqipëri besohet të ketë qenë më e larta deri më tani

Revista gjermane Der Spiegel i ka kushtuar vëmendje protestave në Tiranë, duke raportuar se dita e 35-të e protestave mblodhi pjesëmarrjen më të madhe deri tani.

Sipas artikullit, protestat nisën si një reagim kundër ndërtimit të resortit në habitatin e flamingove, por me kalimin e ditëve janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë qytetare.

Der Spiegel, duke iu referuar agjencisë AFP, shkruan se protesta e ditës së 35-të besohet të ketë qenë më e madhja që nga fillimi i të ashtuquajturave “Protestat e Flamingove” në muajin maj, ndonëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht. Mediat shqiptare, ndërkohë, raportojnë për një pjesëmarrje jashtëzakonisht të lartë të qytetarëve.