SPORT

Norvegjia fitore historike ndaj Brazilit, siguron çerekfinalen e Botërorit

Norvegjia ka shkruar historinë në Kampionatin Botëror 2026, duke eliminuar Brazilin me rezultatin 2-1 dhe duke siguruar një vend në çerekfinale.

Edhe pse Brazili krijoi rastet më të mira gjatë ndeshjes, ishte përfaqësuesja norvegjeze ajo që tregoi efikasitet maksimal në momentet vendimtare.

Norvegjia mendoi se kaloi në avantazh që në minutën e tretë me Patrick Berg, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Brazili pati mundësinë ideale për të zhbllokuar sfidën në minutën e 10-të, por Bruno Guimarães shpërdoroi një penallti. Më pas, edhe Endrick e Rayan krijuan raste të mira, por nuk arritën të gjenin rrjetën.

Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi, Erling Haaland zhbllokoi rezultatin në minutën e 79-të me një goditje me kokë pas asistit të Schjelderup.

Pak minuta më vonë, Casemiro humbi një tjetër mundësi të mirë për Brazilin, ndërsa Haaland vulosi fitoren në minutën e 90-të me një gol spektakolar nga distanca.

Brazili arriti vetëm të ngushtonte diferencën në minutën e 90+10’, kur Neymar shënoi nga pika e bardhë pas një penalltie të fituar nga Casemiro.

Falë këtij triumfi historik, Norvegjia kualifikohet në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Meksikës dhe Anglisë.