Dua Lipa hap bibliotekën me libra të ndaluar në Portugali

Këngëtarja Dua Lipa ka hapur një bibliotekë fizike me libra të ndaluar, të quajtur The Manifesto Library, në qytetin Porto. Nisma është pjesë e klubit të saj të librit Service95, të themeluar në vitin 2022, dhe synon të mbrojë lirinë e leximit dhe të kundërshtojë censurën letrare.
Sipas njoftimit zyrtar, biblioteka është krijuar si një hapësirë kulturore e gjallë për lexim, debat dhe reflektim publik. Ajo përmban vetëm libra që janë ndaluar ose censuruar në vende të ndryshme.
Në deklaratën e saj, Dua Lipa theksoi se kjo bibliotekë është një homazh për librat që janë zhdukur nga raftet, për autorët që kanë sfiduar strukturat e pushtetit dhe për lexuesit që refuzojnë t’u diktohet se çfarë duhet të lexojnë.
“Ndonjëherë gjëja më sfiduese që mund të bësh është të lexosh një libër dhe më pas të flasësh për të”, u shpreh artistja.
Nisma e saj i bashkohet përpjekjeve të artistëve të tjerë ndërkombëtarë që kanë mbështetur lirinë e shprehjes dhe kundërshtimin e censurës në letërsi