10 thënie nga njerëz të mëdhenj për të uruar mikeshat për 8 mars
8 marsi është rasti më i mirë për të ndarë me mikeshat fraza simpatike, të mprehta, argëtuese, por edhe domethënëse? Mjafton një klikim për të shpërndarë “urbi e torbi” përmes Facebook dhe Whasapp dhe për të uruar gratë më të shtrenjta të jetës suaj ashtu si e meritojnë.
Thënie të bukura për festën e gruas
Përveç argëtimit, 8 marsi duhet të jetë mbi të gjitha një mundësi për të reflektuar për statusin e gruas, pë të evidentuar pikat e forta dhe cilësitë e tyre.
1. Margaret Thatcher, e paharrueshmja Zonjë e Hekurt e Anglisë ka thënë: “Nëse kërkoni që në politikë të thuhet diçka, kërkojani një burri. Nëse kërkoni të bëhet diçka, kërkojani një gruaje”. Ndonjëherë në fakt, gratë mund të jenë tmerrësisht praktike dhe operative, në ndryshim nga burrat.
2. Rita Levi, një grua e fortë dhe e mprehtë ka një tjetër thënie të famshme për ditën e grave: “Gratë që kanë ndryshuar, nuk kanë nevojë të tregojnë asgjë, e bën inteligjenca e tyre”.
Thënie të famshme për festën e gruas
3. Oscar Wilde mes të tjerash ka thënë: “Gratë janë bërë për t’u dashuruar, jo për t’u kuptuar”. Është e kotë të përpqiesh të dshifrosh misteret, femrat thjesht janë kështu.
4. William Sheakspere i quan unike, intriguese, të domosdoshme. “Gruaja doli nga brinja e burrit, jo nga këmbët për t’u shkelur, jo nga koka për të qenë superiore, por nga ana për të qenë të barabartë, nën krah për të qenë e mbrojtur, pranë zemrës për t’u dashur.”
5. Viktor Hygo ka thënë: “Gruaja nudo është një grua e armatosur”
6. Dorothy Parker ka thënë të pavdekshmen: “Gratë dhe elefantët nuk harrojnë kurrë”.
Fraza të bukura për festën e gruas
7. Luciano Pavarotti: “Më budallaqja e grave është më inteligjentja e inteligjentes së burrave.” Si të mos jemi dakord me thënien e tenorit të famshëm?
8. Edhe Coco Chanel, stilistja legjendare franceze e modës ka përjetësuar një thënie vërtet të thellë: “Një burrë mund të veshë ç’të dojë. Do të mbetet gjithmonë një aksesor grash.
Fraza argëtuese për festën e grave
9. Mitiku Juan Manuel Fangio pati thënë “Gratë drejtojnë jetën tonë”. Gratë dhe motorët mund të admirohen nga një perspektivë e ndryshme nga e cila është mësuar zakonisht bota e burrave.
10. Konrad Lorenz, etolog dhe zoolog i famshëm dhe njohës i thellë i sjelljeve të njerëzve dhe kafshëve ka thënë: “Të jesh grua është tmerrësisht e vështirë, sepse konsiston mbi të gjitha në faktin që ke të bësh me burra”./ Copyright/Tiranapost.al