Igli Tare, 5 orë në SPAK. Për çfarë akuzohet ish-futbollisti
E Premte 5 Qershor 2026, 08:12
TiranaPost

Pas më shumë se pesë orësh në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ish-futbollisti Igli Tare u largua nga godina e SPAK pa bërë asnjë koment për mediat që e prisnin jashtë.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se Tare është marrë në pyetje në kuadër të një procedimi ku po hetohen dyshime për pastrim parash, të lidhura me një pasuri të paluajtshme. Prokuroria po verifikon rrethanat e çështjes dhe përfshirjen e mundshme të tij.
Sipas informacioneve të deritanishme, në fokus të hetimeve është një vilë, për të cilën ekzistojnë dyshime se mund të jetë e lidhur me një person tjetër që po hetohet në të njëjtin proces. Ndërkohë, SPAK vijon veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht të gjitha aspektet e rastit.