Soni Malaj pyeti Arbanën nëse quhet tani e lidhur? Por përgjigjja për Florin është në qiell
E Shtunë 6 Qershor 2026, 10:17
TiranaPost

Një surprizë e bukur, por e komplikuar sa i takon mesazhit. Një mesazh i paqartë nëse ishte miqësisht apo diçka më shumë nga ish i fejuari i Soni Malajt, artisti Flori Mumajesi.
Një mbrëmje në Fermën Vip u shfaq një mesazh inkurajimi për Sonin me 300 dronë në qiell teksa në sfond luhej dueti me Florin "Fluturimi 3407".
A ishte një mesazh nga Flori? A ishte një mesazh dhe propozim për rikthim?
Në këtë dilemë dhe paqartësinë e një njeriu në izolim, Soni Malaj ka bërë pyetjen e sinqertë: "Unë nuk quhem më single tani?"
Por përgjigjet për Flori Mumajesin duhen kërkuar në qiell dhe jo në tokë, aq më pak në Fermë.