SPAK sekuestron një vilë në Dhërmi që dyshohet që është në pronësi të Ballukut
E Enjte 4 Qershor 2026, 14:59
TiranaPost

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se prona dyshohet të jetë në pronësi indirekte të ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Vendimi për sekuestron është marrë nga GJKKO më 3 qershor 2026, pas kërkesës së SPAK.
Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme, Balluku “është aktualisht e pandehur për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, ndërsa nga veprimet e mëtejshme hetimore kanë dalë dyshime të reja edhe për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim”.