Komenti i Katy Perry-t në videon e Ivanka Trump për Sazanin po bën xhiron e rrjetit

Një koment i shkurtër nga këngëtarja Katy Perry ka tërhequr vëmendjen e mijëra përdoruesve në rrjetet sociale, pasi ajo reagoi në videon virale të Ivanka Trump ku flitet për ishullin e Sazanit.
Videoja, e cila është shpërndarë gjerësisht në internet, e tregon Ivanka Trump teksa flet për Sazanin dhe e përshkruan atë si “ishullin e saj privat”, një deklaratë që nxiti reagime të shumta dhe debate në rrjet.
Mes mijëra komenteve, ai që ra më shumë në sy ishte reagimi i Katy Perry-t: “Delulu Island”. Shprehja “delulu”, e përdorur shpesh në gjuhën e internetit, i referohet dikujt që konsiderohet i shkëputur nga realiteti ose që ka pretendime të ekzagjeruara.
Komenti i artistes u interpretua nga shumë ndjekës si një thumbim ndaj deklaratës së Ivanka Trump dhe u përhap me shpejtësi në platforma të ndryshme sociale, duke gjeneruar mijëra pëlqime, reagime dhe ripostime.