Stil jete

30 aromat më të pëlqyera në botë!

30 aromat më të pëlqyera në botë!

Një sondazh global i realizuar nga YouGov ka renditur aromat më të pëlqyera nga njerëzit në mbarë botën për vitin 2026. Në vendin e parë qëndron livandoja me 85.6% të preferencave, e ndjekur nga vanilja me 81.2% dhe aroma e kafesë së sapobërë me 80.1%.

Mes aromave më të dashura renditen gjithashtu era e shiut, flladi i detit, bari i sapokosur, rrobat e sapolara dhe çokollata. Në listë nuk mungojnë as aroma të njohura si trëndafili, jasemini, buka e sapopjekur, kanella dhe limoni.

Sondazhi tregon se njerëzit preferojnë kryesisht aromat natyrale, të freskëta dhe ato që lidhen me kujtime pozitive e ndjesi rehatie.

30 aromat më të pëlqyera në botë!