25 Rreshtat e Mirës

Pse mendoj se lajmi i ditës ishte Linda Rama në lozhën e parlamentit

Pse mendoj se lajmi i ditës ishte Linda Rama në lozhën e

Kur kamerat shfaqën siluetën e një gruaje në lozhën e parlamentit, u deshën disa sekonda për të kuptuar që aty qe ulur bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama.

"Ky është lajm, i thashë redaksisë, por të presim se çfarë do ndodhë (ngaqë jemi mësuar të presim ndonjë super-sherr)".

Në fakt, ajo që nuk ndodhi ishte ajo që ndodhi sot në parlament: qetësia!

U bënë vite dhe sidomos mandati i dytë i Edi Ramës që parlamenti veç normal nuk ka qenë.

Sot opozita u bë normale! Edhe qetësia, veshja serioze apo butësia Edi Ramës sa herë e ndërpriste opozita, siç duket buronte nga prania e Lindës në lozhë.

Për shembull, nëse opozita sot do të bënte qoftë edhe një koment ndaj gruas së kryeministrit, rrezikonte të përfundonte në mediat e vendit, por edhe të huaja, si banale edhe mizogjene.

Thjesht me prani, zonja Rama sot i bëri të gjithë të duken mirë. Nuk di nëse do të ishte kështu edhe pa të, por çdo provë që kemi nga e shkuara - deri tre ditë më parë -nuk ka pasur normalitet.

-Pse Linda Rama zgjodhi të shfaqej në lozhën e parlamentit? Kjo është pyetje që kërkon interpretim, sepse ndryshe nga prezenca dhe ajo që pamë, këtë duhet ta analizojmë duke rikthyer disa argumente.

Pse mendoj se lajmi i ditës ishte Linda Rama në lozhën e

Së pari, ky është një rast i paprecedentë për Shqipërinë pluraliste, ku në përgjithësi figura e gruas më së shumti ka qëndruar në shtëpi në kuptimin e angazhimit, se gratë kanë qenë nëpër aktivitete dhe vizita në kisha, xhami, fushata, ambasada, por në parlament jo.

Pra, Linda Rama, një grua që të gjithë e dimë që vjen nga shoqëria civile, ish- pedagoge, intelektuale, që ‘dorëzoi’ përkohësisht profilin e saj në funksion të bashkëshortit, tani nuk është më në atë ‘mode' (mode si termi i celularit). Zonja Rama po na thotë se ka vendosur të angazhohet. Kjo është pak por e sigurt! Sidomos nëse i kthehesh disa lëvizjeve, që nga fjalimi në Kongresin e PS-së në Ditën e Grave dhe tek intervista e fundit për Ilva Taren, ku Linda Rama foli për veten si një paralajmërim se ajo do të nisë të ushtrojë, aq sa i lejon korniza, një rol në jetën publike dhe politike.

Cili do të jetë ky rol dhe deri ku synon të mbërrijë, mbetet për t'u parë. Sot vetëm sa u bë më e qartë.

Linda Rama e nisi duke qëndruar pas kuintave, në dalje të rralla, dhe me një shembull personal ku vazhdoi të frekuentonte të njëjtën kafe në zonën e ish-Bllokut apo të ngiste vetë makinën, ta shikoje në rrugë duke ecur si njeri i zakonshëm i qytetit dhe të merrej vetë me rritjen djalit të vogël, Zahos.

Mandati i tretë i Edi Ramës po zien diçka të re. Linda Rama po bën një 'shift' me rolin e saj të vjetër dhe po na njeh pikë-pikë me të riun.

Sot në parlament Linda Rama nuk ka shkuar rastësisht, as për të soditur, as për vëmendje dhe fotografi, por për të bërë një “provokim” jo për opozitën por për opinionin shqiptar, mediat dhe sidomos gratë.

Duke dhënë mesazhin se gratë nuk janë numra por vijë sjelljeje për më shumë njerëzillëk e qetësi në punët e vendit.

*Rubrika 25 rreshtat e Mirës nuk lejohet të ribotohet pa lejen e editorit. Na kontaktoni në email: [email protected].