25 Rreshtat e Mirës

Për poetët pa internet, për Jorgo Papingjin

Për poetët pa internet, për Jorgo Papingjin

Sot u shua një shpirt romantik si Jorgo Papingji. E di që mbase një 20-vjeçari nuk i thotë gjë emri, por për gjithë të tjerët ai është vula mbi këngët që kënduam në ditët pa TikTok, pa Facebook, pa internet.

Gjithmonë kur dikush si poeti Papingji ikën nga kjo jetë, të zgjohet nostalgjia, por edhe pyetja e trishtë kur sheh në Google deklarata për një pension të pa marrë, për një art të pashpërblyer, për një jetë që mund ta kishin pasur më të mirë.

Për poetët pa internet, për Jorgo Papingjin

Sa inat! Sa keq!

Jorgo Papingji na dha dritë në kohë të errëta. Na dha një impuls në kohë fanatike. Ai gjeti shtegun për t’i kënduar dashurisë me një frymë moderne, duke mos i mpirë njerëzit me propagandë apo siç ndodh sot rëndom me banalitet, që është po aq diktatura e lajkeve.

Sigurisht nga kjo jetë askush nuk del i gjallë, por janë disa njerëz si Jorgo, që lënë pas këngët të flasin për ta. Jo fjalët, as fjalimet e ditës së lamtumirës, ndoshta as jeta e tyre vetë, nuk ka shumë për të treguar, sa ajo jetë e pajetuar, që doli përmes tekstesh të bukura nëpër këngë. Të cilat më pas u bënë tonat, mbështollën kujtime dhe çaste të qindra e mijëra shqiptarësh ngado, që edhe sot kujtojnë.

Ja për shembull refreni i "Të dua o jetë" , kënduar nga Ema Qazimi. Dëgjoje, dëgjoje pak dhe do më kuptosh!