10 mijë punonjësit e transportit do kenë shpërblim për festat. Drejtori Gonxhe zbulon shumën dhe si do i marrin

Janë 10 mijë punonjës dhe ish punonjës të transportit publik qytetas, ndërqytetës dhe nga shërbimi me taksi, t‰ cilët do të marrin 10 mijë lekë me rastin e festave të fundvitit. Drejtori i transportit Rrugor Blendi Gonxhja, ka postuar një status në rrjetet sociale ku e konsideron shumën si një ndihmë për punonjësit e këtij sektori, dhe si një akt solidariteti me rastin e festave.
Drejtori i DPSHTRR shkruan se transporti është një nga sektorët më të goditur nga pandemia dhe për këtë arsye qeveria ka marrë vendimin të ndihmojë me 10 mijë lekë shpërblimin. Gonxhja b/n me dije se shuma në total prej 100 milionë lekësh është siguruar nga fondet e DPSHTRR të realizuara në 2019. Gjithashtu Gonxhja njofton se është miratuar dhe shtesa për 420 Paga Lufte (26,000 Lekë) për punonjësit dhe ish-punonjësit në subjektet e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetës të cilët nuk mundën ta përfitonin te Paketa e Qershorit (financuar po nga DPSHTRR)!
Njoftimi i plotë:
NJË TJETËR AKT SOLIDARITETI në prag të festave të fundvitit nga DPSHTRR - MIE për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve, më i godituri nga Pandemia!
DPSHTRR vuri në dispozicion të Qeverisë Shqiptare fondin vjetor të bonusit nga realizimi i bilancit të 2019-ës si ent, duke e hequr nga vetja për tua shpërndarë 10,000 individëve për Vitin e Ri! Akti i tretë sivjet nga DPSHTRR!
U miratua sot VKM për Ndihmën Solidare në vlerën 10,000 Lekë për secilin nga 10,000 të punësuarit dhe ish-të punësuarit në vitin 2020 në subjektet e transportit publik, qytetas, ndërqytetës dhe shërbim taksi, që do kalojë direkt në numrat e llogarive bankare sipas listës dhe brenda Dhjetorit 2020!
U miratua gjithashtu edhe shtesa për 420 Paga Lufte (26,000 Lekë) për punonjësit dhe ish-punonjësit në subjektet e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetës të cilët nuk mundën ta përfitonin te Paketa e Qershorit (financuar po nga DPSHTRR)!
PS: në ditët në vijim detajet teknike!
*Tiranapost.al.