
Kinematografia turke është në zi. Eshtë ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare aktori i njohur Kadir Inanır, ose Ijazi i Shamikuqes.
Aktori ndërroi jetë sot pas disa javësh qëndrimi në kujdes intensiv, ku po trajtohej për pneumoni dhe komplikacione të tjera të rënda shëndetësore.
Historia e dashurisë mes lljazit dhe Asjas (e interpretuar nga aktorja Türkan Şoray) preku zemrat e brezave të tërë në Shqipëri, duke u kthyer në një nga çiftet më ikonike të ekranit.