Aktualitet

Basha thumb për Jozefina Topallin: Nuk flas me emra, por kushdo që heq shenjën e barazisë i shërben Ramës

Basha thumb për Jozefina Topallin: Nuk flas me emra, por kushdo që heq

Pas lajmit se Jozefina Topalli do bëhet pjesë e një lëvizje të re politike, kryedemokrati Basha u pyet sot në konferencë nëse kjo lëvizje e themeluar nga Topalli do të dëmtojë Partinë Demokratike.

Gazetarët: Skenës politike pritet t`i shtohet një lëvizje e re e themeluar nga Jozefina Topalli. A mendoni se do e dëmtojë kjo PD-në?

Basha: Sapo folëm për një proces që ka përfshirë demokratët me një mënyrë të hapur dhe pa asnjë përjashtim dhe demokratët ndihen krenarë dhe kanë arsye pse ndihen krenarë.

Nuk mund dhe nuk dua të paragjykoj askënd që është në opozitë me Edi Ramën dhe do të ndihmojë me largimin e Ramës, por çdokush që bën të kundërtën pavarëisht si apo sa mundohet ta fshehë e ka të pamundur ta fshehë sepse qytetarët e kuptojnë dhe nuk janë budallenj, çdokush që do të ndihmojë të largojë Edi Ramën e ka derën të hapur në PD. Kushdo që do të heqë shenjën e barazisë mes dikujt që ka hapur plagë si Edi Rama në këto 7 vite, plagë emigracioni, arsimi në ditën më të zezë, rinia, në largimin më masiv të 20 viteve të fundit dhe nga ana tjetër një opozitë duke u përballur ditë për ditë pa diskutim që dikush që vendos shenjën e barazisë i shërben qeverisë.

S’kam pse të flas me emra se nuk është cështje individësh. Kjo është një çështje për jetë a vdekje për ndryshim. Kush ndihmon për ndryshim është i mirëseradhur, kush përpiqet me apo pa maskë ta zgjasë qoftë dhe një orë largimin e Ramës, atë pastaj qytetarët e kuptojnë qartë dhe përgjigjen jua kanë dhënë dhe vazhdojnë ta japin.