Aktualitet

Bashkëshortja e Taulant Ballës rrëfen si u njoh me të dhe çfarë e tërhoqi: Ishte një nga djemtë më të pashëm të parlamentit

Bashkëshortja e Taulant Ballës rrëfen si u njoh me të dhe

Një intervistë ndryshe, larg politikës pati sot kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. Nga e Diela Shqiptare të Ardit Gjebrea-s, ku u shfaq me xhaketë e xhinse krahas bashkëshortes së tij Iris Pekmezin ata folën për jetën e tyre familjare. Iris Pekmezi u pyet për njohjen me Taulantin para 15 vitesh dhe përgjigja e Iris Pekmezit duket se ‘kapi pa përgatitur’ edhe vetë deputetin i cili tha se ishte hera e parë që e dëgjonte këtë kompliment. Pyetja ishte se çfarë e tërhoqi tek Taulanti në kohën që u njohën. 

Lexo pjesë nga intervista: 

Çfarë të tërhoqi tek Taulanti?

Iris Pekmezi: Taulanti ishte 29 vjeç atëherë, 15 vite më para kështu që më bëri përshtypje që ishte një nga djemtë më të pashëm të parlamentit të asaj kohe, një orator i shkëlqyer dhe ndoshta me oratorinë e vetë ma mori mendjen dhe zemrën.

Taulant Balla: Kjo është hera e parë që e dëgjoj, Ardit na i nxore të gjitha më duket.

Iris Pekmezi: Dhe diçka, ky avokati, miku ynë mori dhe këpucët.

Taulant Balla: Sipas zakonit e kemi ne në Elbasan dhe Librazhd, atij që na prezantoi i çuam një palë këpucë.

Taulant, Irisi ty të fitoi zemrën apo logjikën?

Taulant Balla: Përshtypjen e parë ma bëri përgatitja profesionale që të jem i sinqertë, vajzë e re, e studiuar jashtë Shqipërisë, ishte rikthyer në një sektor shumë të rëndësishëm të spektrit privat dhe kur bëje pyetje apo diskutoje merrje një përgjigje shumë profesionale. Por është ajo me shikim të parë, një goditje…

Sa e vështirë është për politikanët të thonë dashuri me shikim të parë, por ajo me shikim të parë, prapë ka një tërheqje.

Taulant Balla: Unë nuk besoj në dashuri me shikim të parë, por mendoj që është momenti i parë që ti krijon një afeksion dhe më pas ajo vazhdon të konturohet dhe mendoj që aspekti profesional i Irisit dhe marrëdhënia njerëzore ishin dy gjëra që bënë me njëra-tjetrën për të ndërtuar këtë raport që unë mendoj se kemi një raport shumë të shkëlqyer me njëri-tjetrin dhe duhet ta them që tani është se ne kemi një avantazh që nuk diskutojmë për politikë në shtëpi . E kemi bërë këtë pa një marrëveshje paraprake por thjesht dhe vetëm si një mbështetje për njëri-tjetrin. 

Taulat Balla: Është hera e parë që pranoj të hap kutinë e së vërtetave familjare sepse e tillë ka qenë rrjedha e çështjeve, por mendoj që me Irisin njohja ka qenë për shkak të detyrës që unë kryeja dhe detyrës së Irisi kryen. Irisi është e deleguar më sektorin privat, nuk ka punuar kurrë në sektorin shtetëror, por kemi pasur një njohje për shkak të punës që ne kryenim.

Unë si deputet më duhet të konsultohesha edhe me përfaqësues të sektorit të biznesit për çështjet që lidheshin me punët parlamentare legjislative dhe aty jemi njohur. Irisi ka qenë shumë refuzuese në fillim, më pas kuptova që vinte dhe nga një familje e persekutuar dhe me një orientim të djathtë, por këto gjëra i kemi tejkaluar tashmë edhe Irisi mbështet forcën time politike.

Si ka mundësi që një familje e persekutuar që dashurohet me një socialist?

Iris Pekmezi: Unë jam krenare që përfaqësuesit e familjes sime, duke qenë nga Tirana në ato ditë të ftohta Dhjetori të tranzicionit të vitit ’90, kanë qenë nga pjesëtarët të cilët kanë mbushur oborrin e Qytetit të studentit edhe pse unë isha e vogël vetëm 13 vjeç, por më vonë edhe unë kam votuar Partinë Demokratike. Ndërkohë mbasi kisha mbaruar dhe studimet, mbasi isha kthyer në Tiranë për arsye pune kam shkuar dhe unë pranë zyrave të kryesisë së Kuvendit dhe jam njohur me Taulantin. Ka qenë një miku jonë i përbashkët, një avokat me emër i cili na ka prezantuar.  Në atë kohë ai ishte edhe eprori im, me jep një opinion ligjor dhe më thotë që duhet të takosh zotin Balla.

I thashë zoti Balla?

Po pse unë? Më tha sepse ti je përfaqësuesja e kompanisë.

Ndërkohë që zoti Balla e kishte lënë porosi.

Iris Pekmezi: Kështu u duk, i përfitoi të dyja dhe opinionin dhe dorëzuesen.

Ardit Gjebrea: Dhe kur dolët bashkë pastaj?

Taulant Balla: U takuam për të diskutuar për çështjen dhe pas 1 ore diskutimi që lidhej me pjesën ose përmbajtjen e një konsultimi për një çështje të karakterit ligjor, sigurisht që patëm mundësinë që të hanim dhe ëmbëlsirat e bisedës dhe diskutuam më gjerë, të paktën shkëmbyem numrat e telefonit.

Iris Pekmezi: Po, në atë moment fillova të shikoja në një këndvështrim tjetër, jo në këndvështrimin politik sepse tashmë ngjyrat e partive politike për mua ishin venitur dhe thashë pse mos e njoh njeriun, kështu që dashuria nuk njeh moshë apo ngjyra dhe unë u dashurova.

Iris dhe deputeti Balla kanë rdy fëmijë, vajza Melani dhe djali Robin.

Bashkëshortja e Taulant Ballës rrëfen si u njoh me të dhe

*Tiranapost.al.