Aktualitet

Kryeministri reagon për djalin me flamurin LGBT në protestë: Turp që bullizoni një njeri vetëm pse është ndryshe

Kryeministri reagon për djalin me flamurin LGBT në protestë: Turp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me komentet dhe debatet e krijuara pas shfaqjes së një të riu me flamurin LGBT në protestë.

“Kjo nuk është Shqipëria ku besojmë dhe sigurisht nuk është Shqipëria që po ndërtojmë si një anëtare krenare e familjes evropiane. Solidaritet i plotë me djalin që u bë objekt bullizimi. Asnjë qenie njerëzore nuk duhet të poshtërohet, përjashtohet apo sulmohet sepse është ndryshe. Turp për bullizuesit”, shkroi Rama.