Showbiz

Përplasje mes Dea Mishel dhe Zegjinesë: Unë dhëmbët i drejtova, po ti do mësosh shqip?

Përplasje mes Dea Mishel dhe Zegjinesë: Unë dhëmbët i

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi në Elbasan, ku ai komentoi disa influencues që kanë mbështetur protestat kundër projekteve në Zvërnec, ka reaguar Dea Mishel.

Ajo ka mbrojtur influencueset, duke i cilësuar si vajza të arsimuara dhe të artikuluara, ndërsa ka kritikuar Ramën për deputeten Zeqine Çaushi.

“Mos bëj ironi me ne, kur ti ke futur në Parlament Zeqinenë, e cila nuk di të numërojë, nuk di të shkruajë shqip pa gabime, nuk di as të përdorë ChatGPT për ta nxjerrë veten nga lluca e saj, sepse nuk di as t’ia thotë emrin”, shprehet Dea në reagimin e saj.

Debati ka vijuar më pas në rrjetet sociale. Sipas Dea Mishel, deputetja Zeqine Çaushi i ka shkruar në privat dhe i ka dërguar foto nga koha kur ajo ishte pjesë e Big Brother.

Në mesazhet e dërguara, Çaushi e ka ofenduar duke i shkruar: Të bësh ironi ti, shëmtirë, është fundi i botës.

Në një post tjetër Dea e ka komentuar këtë mesazh: Zeqineja aka Miss Albania, u tregua e ‘zgjuar’? I fshiu mesazhet ofenduese që më dërgoi. Mbase e kuptoi çfarë proçke bëri.

Ajo mbase nuk e priste që unë nuk do ndikohem nga bullizmi i saj. Mbase ajo donte që unë, pasi pashë atë foto, të futesha në shtëpi dhe të qaja.

Por unë e kam tejkaluar atë fazë. Mund t’i dal për zot vetes sime për çdo gjë!

Shumë e ulët për një njeri që ushqehet nga taksat tona, që të bëjë goditje të tilla. Të kapet me një detaj aq sipërfaqësor sa pamja… Unë nuk pretendoj që jam më e bukura, por ti tregon sa e cekët je dhe më tej e thellon bindjen time që s’ke lexuar një libër. Se një njeri me pak horizont nuk bie aq poshtë.

Veten tënde tregove. Dhe një pyetje: i mbarove gjithë punët e shtetit dhe të doli koha për mua?

Gjithsesi, për mua kjo do mbetet një histori qesharake. Do them: ‘Hej, njëherë më bullizoi një deputete’.

S’më bën problem, vetëm po më vuri ndonjë të më kërcënojë, se nga këta ça s’pret…

Nëse i fshij videot ose po u bëra papritur pozitive, kuptojeni vetë ju.