Në Librazhd del për të protestuar veç një qytetar
E Hënë 8 Qershor 2026, 18:18
TiranaPost

Protesta e paralajmëruar prej dy ditësh në Librazhd nuk ka arritur të tërheqë pjesëmarrjen e qytetarëve. Në vendin e tubimit është paraqitur vetëm një protestues, i cili ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj politikave aktuale, duke veçuar si shqetësim kryesor “Paketën e Maleve”.
Sipas tij, mungesa e pjesëmarrjes nuk lidhet me mungesën e pakënaqësive mes banorëve, por me frikën për t’u përfshirë në protesta publike. Ai pretendon se shumë qytetarë ndihen të kërcënuar dhe, për këtë arsye, zgjedhin të mos angazhohen në aktivitete protestuese.