Aktualitet

Betohen tre anëtarët e rinj të SPAK, por kë thumbon Meta kur thotë: Të pandikuar nga ndërhyrjet jashtë

Betohen tre anëtarët e rinj të SPAK, por kë thumbon Meta kur

Tre prokurorë të rinj janë betuar sot në presidencë si pjesë e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Tre prokurët e rinj të SPAK janë: Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Në njoftimin që ka postuar në rrjetet sociale, Meta apelon për gjithë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë që të përmbushin detyrën dhe të mos ndikohen nga çdo ndërhyrje e brendshme apo e huaj: Ti qëndrojnë besnik vetëm kushtetutës?

Meta shkruan:

Duke ju uruar punë të mbarë prokurorëve të rinj të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, apeloj për të gjithë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë që të përmbushin detyrën e tyre në mënyrë efikase, profesionale dhe të pandikuar nga çdo ndërhyrje e brendshme apo e huaj, si dhe t’i qëndrojnë përherë besnik vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në respekt të saj. 

Ndërkaq, Meta u pyet dy ditë më parë se pse SPAK nuk po reagon për çështjen e Teatrit, por presidenti nuk dha përgjigje.

Kur thotë të mos ndikohen nga ndërhyrjet e huaja për kë e ka fjalën?

Sot pati një takim me opozitën dhe me ambasadorë, por ambasadorja amerikane Yuri Kim nuk u takua personalisht me presidentin Meta, por me këshilltarët e tij, e shoqëruar edhe nga ambasadori gjerman Peter Zingraf.

Betohen tre anëtarët e rinj të SPAK, por kë thumbon Meta kur