Aktualitet

Edhe Ema Ndoja në protestën e Flamingove

Ema Ndoja, aktorja e fundviteve ’80, e cila prej shumë vitesh jeton në Gjermani, është shfaqur në protestën e Tiranës.

Një nga fytyrat më të dashura të kinemasë shqiptare të asaj kohe, Ema Ndoja ka qenë pjesë e një brezi artistësh që lanë gjurmë në kujtesën kolektive të shqiptarëve. Prej vitesh ajo jeton në Gjermani, ku ndërtoi jetën e saj larg vëmendjes së mediave shqiptare. (Albanian Cinematography - Sport⁠)

Rrugëtimi i saj publik ka njohur edhe afri me Edi Ramën në vitet kur ai ishte në opozitë. Në vitin 2013, ajo ishte mes mbështetësve të tij. Por njerëzit nuk i kemi me tapi. Kur parimet, bindjet apo vizioni për vendin nuk përputhen më, rrugët ndahen natyrshëm.

Prania e saj në protestën e Tiranës u pa si një tjetër zë që i bashkohet kërkesës për ndryshim, në një lëvizje ku po shihen gjithnjë e më shumë qytetarë, artistë, profesionistë dhe të rinj që kërkojnë dinjitet, meritokraci dhe një Shqipëri më të drejtë.

Aktorja Ema Ndoja nuk ishte thjesht një emër i njohur në turmë. Ajo ishte një kujtesë se protestat nuk kanë ngjyrë pronësie politike. Ato janë, mbi të gjitha, një e drejtë qytetare.