Bora Muzhaqi kunjos Vodën: 'Gati për Shqipërinë' nuk hyn as partia, as miku as arka e peshkut
E Enjte 22 Korrik 2021, 13:22
TiranaPost

'Ky ka qenë një format aplikimi, ku nuk hyn në lojë, as partia, as miku, as larg qoftë arkat e peshkut'.
Ky ishte komenti i zv.ministres së Arsimit Bora Muzhaqi, koordinatorja e nismës ‘Gati për Shqipërinë’, e cila në konferencën e sotme tregoi detaje për aplikimet në platformën dedikuar të rinjve të shkolluar brenda dhe jashtë vendit, që të kontribuojnë me ide e projekte.

Zv.ministrja e re em gjasë ironizoi ish zv ministren e Brendshme Rovena Voda e cila ndodhet në arrest shtëpiak me akuzat e shpërdorimit të detyrës.
Sipas SPAK ajo ka marrë një shumë parash, një telefon, dhe një arkë me peshq në këmbim të futjes në punë të një gruaje.
*Tiranapost.al