Aktualitet

Brataj bën status të ndjerë për mjekun që humbi jetën nga Covid-19: Ishte ballë për ballë me këtë virus

Brataj bën status të ndjerë për mjekun që humbi

Covid-19 i mori jetën një tjetër mjeku në Shqipëri. Atrit Haziri, mjek në Kukës, 54 vjeç dhe babai i 5 fëmijëve ka ndërruar jetë për shkak të gjendjes së rënduar nga virusi.

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka postuar një meszh të ndjerë për doktorin që humbi jetën:

Ndahet nga jeta Dr.Astrit Haziri

Ngushëllime familjes            

Covid-19 e ka shënjestrën e tij të parë personelin mjeksor! Sepse ai ishte në vijën e parë, ballë për ballë me këtë virus të pa dukshëm por agresiv dhe dëmtues pa masë. Ne humbëm një koleg, të përkushtuar, familja humbi babain, bashkëshortin dhe shokun e jetës. Unë humba shokun e shkollës, kolegun e mire. Vetëm pak ditë më pare u dëgjuam për gjendjen shëndetësore të tij kur ndodhej akoma në banesë. Lamtumirë dhe të qoftë dheu i lehtë shokë i mirë.

Brataj bën status të ndjerë për mjekun që humbi

Doktor Astrit Haziri ka punuar si mjek i përgjithshëm në spitalin rajonal të Kukësit dhe si mjek familje në spitalin bashkiak të Hasit.

Haziri është mjeku i dytë  që ndërron jetë për shkak të Covid-19 në qarkun e Kukësit. Në muajin gusht ndërroi jetë mjeku tropojan Anibal Byberi.