Aktualitet

'Deti' në Hagë: Vjen reagimi i parë nga Bashkimi Europian

'Deti' në Hagë: Vjen reagimi i parë nga Bashkimi

'Bashkimi Evropian mirëpret marrëveshjen midis Greqisë dhe Shqipërisë', që ti referohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, mbi caktimin e zonave detare.

Këtë shkruan përfaqësuesja e Komisionit për Çështjet e Zgjerimit në një postim në faqene saj në Twitter, referuar vendimi të njoftuar sot nga kryeministri Rama, në konferencë me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, në Tiranë. 

Anna Pisonero, zëdhënëse e BE shkruan gjithshtu se çështjet e kufirit adresohen më së miri përmes dialogut, në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Postimi i plotë nga Pisonero: 

“BE mirëpret njoftimin nga qeveritë e Shqipërisë dhe Greqisë se si të procedohet me mosmarrëveshjet e tyre detare. Çështjet në lidhje me shënimin e kufirit adresohen më së miri përmes dialogut, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe në ndjekje të parimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë'.

'Deti' në Hagë: Vjen reagimi i parë nga Bashkimi

'Deti' në Hagë: Vjen reagimi i parë nga Bashkimi