Edi Rama pasi takoi Dua Lipën bëri një koment personal për të

Dua Lipa ka takuar kryeministrin Edi Rama dhe nuk është larguar duarbosh. Rama i ka dhuruar librin me pikturat e tij, ndërsa i njohur me suksesin e Dua-s në botë e cila vë shpesh në pah origjinën e saj, kryeministir ka dhënë në koment personal për të. Nga Instagrami ku ka postuar foton me këngëtaren ai shkruan:
Edi Rama:
DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s'ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju.
Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike❤️
View this post on Instagram
*Tiranapost.al.