Aktualitet

Çështja e Detit/ Zbardhet takimi i Metës me ministrin grek, por asnjë deklaratë nga Dendias!

Çështja e Detit/ Zbardhet takimi i Metës me ministrin grek, por

Tema e nxehtë me Greqinë për Detin ishte një nga çështjet për të cilën diskutoi edhe Presidenti Ilir Meta me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Biseda u zhvillua si çdo takim pa praninë e kamerave e gazetarëve, ndërsa në zbardhjen e saj presidenti citohet të ketë thënë:

“Marrëveshja për këtë çështje të rëndësishme duhet të jetë në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, me legjislacionin e të dy vendeve dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

Çështja e Detit/ Zbardhet takimi i Metës me ministrin grek, por

Gjatë bisedës Meta-Dendias, kreu i shtetit mësohet se 'inkurajoi që kjo çështje të trajtohet përmes një dialogu të sinqertë dhe respekti reciprok, duke synuar një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme'. Ndërsa nga takimi nuk është zbardhur ndonjë deklaratë e ministrit grek.

Më herët edhe kryeministri Rama tha se, ‘është rënë dakort që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi “i” në bazë të ekspertizës dhe të së drejtës së detit’.

Çështja e Detit/ Zbardhet takimi i Metës me ministrin grek, por

Pjesë e bisedës ishin marrëdhëniet Shqipëri-Greqi lidhur me interesat strategjike, partneritetin në NATO, perspektivën e përbashkët europiane dhe interesat ekonomike të të dy vendeve. Po ashtu kreu i shtetit vlerësoi se pakica greke në Shqipëri është një urë e fortë për miqësinë tonë të gjatë dhe së bashku me shqiptarët që jetojnë në Greqi përbëjnë themelet e marrëdhënieve tona të shëndosha dhe afatgjata.