Aktualitet

Foto/ Një automotopark do ndërtohet në Elbasan, detajet e projektit të parë të këtij lloji dhe për çfarë do shërbejë

Foto/ Një automotopark do ndërtohet në Elbasan, detajet e

Një automotopark do të ndërtohet në qytetin e Elbasanit. Aktualisht projekti është në realizim e sipër, por ajo që dihet është se do të materializohet nën kujdesin e vetë FIA, Federata Ndërkombëtare e Automobileve.

Foto/ Një automotopark do ndërtohet në Elbasan, detajet e

Foto/ Një automotopark do ndërtohet në Elbasan, detajet e

Foto/ Një automotopark do ndërtohet në Elbasan, detajet e

Foto/ Një automotopark do ndërtohet në Elbasan, detajet e

Foto/ Një automotopark do ndërtohet në Elbasan, detajet e

Foto/ Një automotopark do ndërtohet në Elbasan, detajet e

Drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhe ka treguar në Facebook detaje nga ky projekt për automotoparkun që do shërbejë për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit. Por siç shkruan Gonxhe, pse jo edhe që një ditë aty të zhvillohen gara Formula 1 në Shqipëri!

Foto/ Një automotopark do ndërtohet në Elbasan, detajet e

Foto/ Një automotopark do ndërtohet në Elbasan, detajet e

Foto/ Një automotopark do ndërtohet në Elbasan, detajet e

Sot u zhvillua takimi i parë zyrtar mes mes DPSHTRR dhe përfaqësuesve të FIA: Adam Baker, Stuart Robertson, Paul Rea, Tim Malyon, Guido Gaetani d'Aragona, por edhe presidenti i Automobile Club Albania - ACA Niko Leka dhe SP i ACA Eridon Lameborshi.

Foto/ Një automotopark do ndërtohet në Elbasan, detajet e

Foto/ Një automotopark do ndërtohet në Elbasan, detajet e

Foto/ Një automotopark do ndërtohet në Elbasan, detajet e

Foto/ Një automotopark do ndërtohet në Elbasan, detajet e

Postimi i Plotë:

Formula 1 në Shqipëri? Think BIG! Ëndrrat nuk realizohen nëse nuk synojmë LART! Automotoparku i parë shqiptar, që po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan, do të materializohet nën kujdesin e vetë FIA! Me porosi direkte të Presidentit të FIA Z. Jean Todt, sot u zhvillua takimi zyrtar prezantues mes DPSHTRR dhe përfaqësuesve të FIA: Z. Adam Baker, Z. Stuart Robertson, Z. Paul Rea, Z. Tim Malyon, Z. Guido Gaetani d'Aragona. Në takim merrnin pjesë edhe Presidenti i Automobile Club Albania - ACA Z. Niko Leka dhe SP i ACA Z. Eridon Lameborshi, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Gledian Llatja dhe Shefja e Urbanistikës e Bashkisë Elbasan Znj. Alba Canaj, takim që u ndoq edhe nga Deputeti i Qarkut të Elbasanit, Z. Taulant Balla!

AUTO MOTO PARK , një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit!

Cirkuiti i parë shqiptar me pistë ~5 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m2 në qytetin e Elbasanit sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK! Edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muze e atelier RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom i parë i homologuar, akademi motosporti dhe akademi edukimi mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë offroad, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta!

Investimi përfshin edhe kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan me Qendrën e re të Kontrollit Teknik (kolaudimi), dedikuar shërbimeve të transportit rrugor!

Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare!

#DPSHTRR #MIE #BashkiaElbasan #AutoMotoPark #FIA #ACA #RallyAlbania #GaraNëSiguri #RetroAlbania #DragDrift #PoligonTestimi #MuzeDheAtelierRetro #AkademiRestaurimiRetro #Homologimi #ShkollaAftësiePilotimi #FIM #CIK #Cross #OffRoad #Karting #RoadSafetyPark

#SiguriaRrugore #EdukimKulturëTimoni

Foto/ Një automotopark do ndërtohet në Elbasan, detajet e

Foto/ Një automotopark do ndërtohet në Elbasan, detajet e

Foto/ Një automotopark do ndërtohet në Elbasan, detajet e

Foto/ Një automotopark do ndërtohet në Elbasan, detajet e

Foto/ Një automotopark do ndërtohet në Elbasan, detajet e

*Tiranapost.al.