Aktualitet

Gjykata e Posaçme vendos në ‘arrest shtëpie’ ish zv. ministren e Brendshme Rovena Voda

Gjykata e Posaçme vendos në ‘arrest shtëpie’ ish

Gjykata e Posaçme ka vendosur masën ‘arrest shtëpie’ për ish-zëvendës ministren e Brendshme Rovena Voda.

Mësohet se ish-zyrtarja akuzohet për veprën penale ‘ushtrim ndikimi të paligjshëm’. Dyshohet se ajo ka përfituar para dhe përfitime materiale të padrejta nga dy persona: Majlinda Hasani dhe Florida Beu, me qëllimin që të ushtronte ndikim që Florida Beu të emërohej punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive. SPAK tregon janë kryer hetime dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se Rovena Voda, në cilësinë e zëvendës ministres në Ministrinë e Brendshme ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale.

Njoftimi nga SPAK: “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal që bën fjalë për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, si dhe për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasja Rovena Voda, në cilësinë e zëvendës ministres në Ministrinë e Brendshme ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

Përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë dhënë dhe janë pranuar me qëllim që shtetasja Rovena Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtës shtetasen Florida Beu në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.”

*Tiranapost.al.