Aktualitet

Lirohet nga detyra zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda

Lirohet nga detyra zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda

Rovena Voda, zv/ministrja e Brendshme është larguar nga detyra. Mediat vendase kanë publikuar lajmin teksa nuk bëhen me dije arsyet. Vetë zonja Voda ende nuk ka reaguar lidhur me lajmin e largimit të saj. 

Rovena Voda u emërua në postin e zv/ministres me datë 22 maj 2017. Nga shtatori i vitit 2014 deri më mars të vitit 2017 mbajti postin e Drejtorit të Kabinetit të ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Prej 22 marsit 2017, ajo u emërua në pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme.

-Ky është lirimi i dytë nga detyra, pas zv/ministres së Drejtësisë Fjoralba Caka e cila njoftoi dorëheqjen ditën e sotme. Ajo tregoi se po largohet për arsye personale që nuk kanë lidhje me detyrën dhe aktivitetin e saj.