Ndërron jetë papritur në palestër 24 vjeçari nga Elbasani
E Mërkurë 24 Mars 2021, 17:40
TiranaPost

Një 24 vjeçar nga qyteti i Elbasanit ka humbur jetën papritur pak minuta para se të niste stërvitjen në një palestër. Sipas mediave vendase, fillimisht 24 vjeçri i identifikuar si Stavri Bardhi ka rënë pa ndenja dhe pavarësisht ndihmës së shpejtë ai ndërroi jetë.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes së tij të ketë qenë një hemorragji cerebrale ose një atak i mundshëm kardiak.

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë shkakun që solli vdekjen e papritur të 24 vjeçarit.
*Tiranapost.al.