Aktualitet

Nesër nis Pelegrinazhi i Bektashinjve në Malin e Tomorrit, cilat janë itineraret dhe kufizimet

Nesër nis Pelegrinazhi i Bektashinjve në Malin e Tomorrit, cilat

Nesër nis Pelegrinazhi i madh i Bektashinjve në malin e Tomorrit. Pelegrinazhi do të zgjasë një javë.

Policia ka marrë një sërë masash, duke publikuar itinerarin.

Drejtuesit e automjeteve që shkojnë në drejtim të malit të Tomorrit (drejt teqesë) do të kalojnë:

nga hyrja e qytetit të Beratit -Rrethrrotullimi i Kombinatit–Unaza e qytetit–Rrethrrotullimi i Uznovës–Kryqëzimi i Plirëzit–Teqeja e Kulmakut”. Ndërsa -itineraret për drejtuesit e mjeteve që kthehen nga mali i Tomorrit do të jenë

“Teqeja e Kulmakut -Bargullaz-Pronovik–Poliçan–Uznovë-Rruga kryesore “Antipatrea” –Rrethrrotullimi i Kombinatit”.

-Drejtuesit e mjeteve dhe pelegrinët që vijnë nga qyteti i Çorovodës këshillohen të përdorin aksin rrugor Çorovodë -Gjerbës-Teqeja e Kulmakut dhe anasjelltas.

KUFIZIMET

-Për mjetet: Në akset rrugore “Vlashuk Kuçovë-Berat”, “Ura Kuçit–Dimal-Berat”, “Pobrat-Dimal-Berat”, “Berat-Mali i Tomorrit”, “Berat-Çorovodë” dhe “Çorovodë-Gjerbës-Mali i Tomorrit”, nuk do të lejohen të qarkullojnë mjetet e tonazhit të rëndë, nga ora 06:00 – 24:00, gjatë gjithë ditëve të pelegrinazhit.

-Autobusët, furgonat me mbi 8 persona dhe minibusët nuk do të lejohen të qarkullojnë në aksin rrugor “Plirëz–Teqeja e Kulmakut–Mali i Tomorrit”.

-Për shkak të parametrave të rrugës, në segmentin rrugor “Plirëz-Teqeja e Kulmakut”, qarkullimi i mjeteve do të kryhet në kolonë dhe nuk do të lejohen parakalimet.

-Gjithashtu, janë të ndaluar qëndrimi dhe pushimi i mjeteve në akset rrugore dhe drejtuesit e mjeteve duhet të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë, për vendet ku do të lejohet qëndrimi dhe parkimi i mjeteve.