Nga 24 janari njihen dokumentet e makinës në gjuhë të huaj pa pasur nevojë për noterizim

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar nëpërmjet një postimi lehtësime nga Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor për drejtuesit e mjeteve dhe subjektet që regjistrojnë makina për herë të parë.
Nga data 24 janar do të hiqen mbi 60 mijë praktika në vit që kërkonin noterizim me origjinalin nga dokumente në gjuhë të huaj.
“Eliminojmë të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë! Heqim mbi 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e njëhsime me origjinalin nga dokumentet në gjuhë të huaja!
I kursejmë qytetarëve mbi 300,000,000 lekë në vit! Koha që do humbej në një vit do të ishte sa 1,250 ditë! Falë sistemeve të reja operative e informatike që garantojnë verifikim në kohë reale të të dhënave, si edhe në respekt të vizionit të e-qeverisjes e eliminimit të letrave, kostove dhe burokracive, nga data 24 Janar 2022, DPSHTRR njeh:
-Dokumentet e origjinës dhe dokumentet teknike në gjuhën angleze
-Dokumentet teknike nga prodhuesi nga vendet e BE ose sipas formatit të kodeve të Direktivave të KE
-Të dhëna të fitimit të pronësisë sipas deklaratës doganore (DAV)’- njofton Rama në Facebook.